Telegrafi

Neville zgjedh portierin më të mirë në botë

Phil Neville e ka zgjedhur David De Gean si portierin më të mirë në botë.

Legjenda e Manchester United ka zgjedhur fjalët më të mira për portierin spanjoll të ish-skuadrës së tij.

Sipas Neville, De Gea është portieri më i mirë në botë, pasi ai nuk po sheh asnjë para spanjollit.

Lexo po ashtu Këta janë 10 futbollistët më të mirë të transferuar nga La Liga në Ligën Premier (Foto)

“Nuk po shoh asnjë më të mirë”, ka thënë fillimisht Neville për mediat angleze.

“Manuel Neuer është portier i klasit botëror. Por, sipas meje, De Gea është më i miri”, përfundoi ish-mbrojtësi i Anglisë dhe Unitedit.

Ndryshe, De Gea këtë sezon është duke pasur paraqitje brilante me ‘Djajtë e Kuq’, duke pranuar vetëm 22 gola në 26 ndeshje. /Telegrafi/