Gary Neville nuk e lë t’i ikë rasti për të sulmuar Barcelonën, për blerjet që po bën, por edhe për situatën e prapambetur të pagave.
Ish-futbollisti i Manchester United, analist në “Sky Sports”, është shumë aktiv në rrjetet sociale, sidomos në Twitter, ku i shfaq hapur mendimet e tij.
I ngacmuar nga një ndjekës, që duke iu referuar situatës së Farankie de Jong, shkruante fjalët që i tha sot Laporta, se: “nëse emri i tij nuk do të lidhej me Manchester United nuk do të shqetësohej për pagën e tij”.
https://twitter.com/FanSourceMedia/status/1553051507204972544
Neville nuk ka hezituar dhe iu është përgjigjur tifozit, duke e quajtur Barcelonën, një turp.
“Nuk më intereson nëse Frenkie nënshkruan ose jo për Manchester United”.
Neville blasts Barcelona and claims he doesn't care if Man Utd sign De Jonghttps://t.co/3hqpO3dX8T
— The Sun Football ⚽ (@TheSunFootball) July 29, 2022
“Ai ka nxjerrë në pah një situatë që më ka ngacmuar gjithmonë: klubet tallen me lojtarët dhe nuk u paguajnë paratë që u takojnë dhe merren vesh! Barça, për emrin që ka, është për turp!”, ka thënë ai /Telegrafi/