Telegrafi

Neville: Largimi i Ronaldos nuk do të ketë ndikim

Ronaldo u transferua te Real Madridi për një shumë rekorde prej afro 95 milionë eurosh, ndërsa edhe me largimin e sulmuesit Carlos Tevez, shumica e vënë në dyshim qëndrueshmërinë e kampionit në fuqi të Ligës Premier.

“Një vështrues shkurt-pamës, i cili mbase nuk e ka përcjellë United gjatë 20 viteve të fundit mund të thotë se nuk do të jemi në gjendje të rikuperohemi. Por ne gjithmonë kemi pasur emra të mëdhenj që janë larguar e që i kanë dhënë mundësinë dikujt tjetër të del në pah dhe të zhvillohet”, ka thënë Neville.

“Mendoj se kjo do të ndodhë edhe këtë sezon. Mund të shihni një stil lehtësisht të ndryshëm të futbollit, por definitivisht do t’i shihni lojtarët duke ecur përpara”, ka shtuar veterani i Manchesterit.