Site icon Telegrafi

Neville: Kritikat ndaj Mourinhos janë të turpshme dhe neveritëse

Ish-mbrojtësi i Manchester United, Phil Neville, ka kritikuar ata të cilët po e kritikojnë menaxherin Jose Mourinho.

Disa nga ish-bashkëlojtarët e Neville te Unitedi janë në mesin e atyre që po duan ta largojnë Mourinhon nga Old Trafford dhe kjo ka bërë që ish-mbrojtësi anglez t’i cilësoj kritikat ndaj portugezit si të neveritshme.

“Unë mendoj se janë të neveritshme”, ka thënë fillimisht Neville për BBC Radio.

“Kam lexuar diçka ditëve të fundit që metodat e tij janë të vjetruara dhe mendoj se ky është mosrespektimi më i madh ndonjëherë”.

Lexo po ashtu Ish-ylli i Unitedit, Sharpe: Mourinho do të shkarkohet para Krishtlindjeve

“Si i njohin këta njerëz metodat e tij a janë të vjetruara kur ai kthehet në derbin e Mançesterit dhe fiton 3-2?”

Phil Neville ka luajtur plot 11 sezone me Unitedi, duke bërë 386 ndeshje (Getty Images)

“A ishin metodat e tij të vjetruara në atë ndeshje? Unë mendoj se rekordi i tij flet për të”.

“Ata po kalojnë një periudhë të keqe. Kjo shfaqje javën e kaluar në Brighton ishte e papranueshme, por unë nuk shoh një njeri më të mirë për këtë punë”.

Lexo po ashtu Mourinho nuk mendon largimin nga Unitedi

“Ata ka rekorde të mira që kur ai ka shkoi në United – një trofe të Kupës FA, një Carabao Cup, një Ligë të Evropës, dy kualifikime në Ligën e Kampionëve”.

“Unë nuk mendoj se gjithçka është e qetë atje dhe mendoj se është një çështje e klubit. Por, gjithashtu mendoj se kritikat që po merr, thjesht janë të turpshme”, përfundoi ish-mbrojtësi i Unitedit. /Telegrafi/

Exit mobile version