Telegrafi

Neville i lumtur që Capello qëndron

“Pas turneut FA tha se do të vendosë për të ardhmen e Fabio Capello pas dy javës. Ata përfunduan vendimin pas vetëm katër ditësh. Ata e përkrahën menaxherin dhe ky është vendimi i duhur”.

“Capello është 64. Çfarëdo që ndodh në dy vitet e ardhshme të kontratës së tij ai do të largohet si një prej menaxherëve më të suksesshëm në futboll, andaj të thuash se ai nuk ka mentalitet fituesi ose se ai nuk mund të fitojë një turne të madh, është gabim”.

“Anglia ka në detyrë një i cili është shumë i mirë. Për mua, shkarkimi i tij kurrë nuk ka qenë një opsion. Ne vetëm do të vazhdonim ciklin e ndryshimit të menaxherëve dhe taktikave përsëri”, ka thënë Neville. /Telegrafi/