Site icon Telegrafi

Neville hedh borën me lopatë në fushë, ndërsa Carragher e largon – ikona e Man Utd me shaka bëri ‘çmos’ për të anuluar ndeshjen

Ndeshja mes Liverpoolit dhe Manchester United e planifikuar për sot në orën 17:30 u vë në pikëpyetje për shkak të borës që ra në qytetin e Liverpoolit.

Në mbledhjen e sigurisë në mëngjes palët janë marrë vesh që takimi të zhvillohet sipas paraparë, ndërsa në mesditë u konfirmua se ky vendim qëndron.

Fusha në Anfield nuk është problem dhe është gati për të luajtur ndeshjen, por ishte e diskutueshme nëse tifozët mund të arrinin në stadium të sigurt dhe në kohë.

 

Liverpool Lime Street, stacioni më i madh hekurudhor në qytet, kishte anuluar të gjithë trenat deri në mesditë, dhe pista ajrore ishte gjithashtu e mbyllur.

Siç raportohet nga Manchester Evening News, aeroportet e Liverpulit dhe Mançesterit janë rihapur dhe rrugët janë mjaft të sigurta për shkak të reshjeve të borës.

 

Bora në Anfield u pastrua në kohë, por analistët e Sky Sport, Gary Neville dhe Jamie Carragher vendosën të bëjnë një shaka në pritje të derbit të madh.

Neville mori një lopatë dhe filloi të hedhë borën përsëri në fushë, duke thënë me shaka se do të preferonte që ndeshja të shtyhej duke marrë parasysh gjendjen e Man Unitedit të tij.

Carragher, nga ana tjetër, po e largonte dëborën jashtë fushës.

 

Ndeshja do të zhvillohet nga ora 17:30, ku Liverpooli vjen në këtë takim si lider, ndërsa Manchester United në një pozitë të vështirë. /Telegrafi/

Exit mobile version