Telegrafi

Neville i habitur nga paraqitjet e dobëta të De Geas: Nuk është ai i sezoneve të kaluara

Legjenda e Manchester Unitedit, Gary Neville është i tronditur nga formën dhe paraqitjet e dobëta të David De Geas dhe kjo e ka befasuar atë.

Djajtë e Kuq u mposhtën 2-0 në shtëpi nga rivali lokal Manchester City dhe De Gea ishte pjesërisht fajtor në të dy golat e pranuar.

Paraqitja e tij e dobët nuk mbeti pa u kritikuar as nga legjenda e Unitedit, Neville, i cili tha se nuk është ky De Gea që njohim.

Lexo po ashtu Man Utd 0-2 Man City: Notat e lojtarëve, dëshpëroi De Gea

“Portieri duhet të bëjë më të mirën. De Gea është i mrekullueshëm, por këtë sezon nuk është ai që ne njohim sikur në sezonet e kaluara”, ka thënë fillimisht Neville për Sky Sports.

“Këmbët e pa pozicionuara mirë bënë që topi të mos ndalet dhe të futet në rrjetë”.

“Isha në Camp Nou kur e pash David de Gean me gabimin e njëjtë pas goditjes së Messit. Ai po kalon një kohë vërtetë të vështirë”, përfundoi anglezi. /Telegrafi/