Telegrafi

Neville: Do ta ndalojmë Drogban

Neville është i suspenduar për ndeshjen, pasi u përjashtua gjatë javës së kaluar në Kupën Karling, por shpreson se bashkëlojtarët e tij do të bëjnë një punë të shkëlqyer në derbin e të dielës në Stamford Bridge.

“Ne nuk jemi duke u shqetësuar. Sigurisht se duam ta ndalojmë Drogban dhe po ashtu edhe Anelka, Lampard, Ballack dhe Deco. Por ne i dimë fuqitë e tyre. Duhet të përballemi me ta. Do t’ia dalim”, ka thënë Neville./Telegrafi/