Telegrafi

Neville befason me deklaratën e tij: Spurs mund ta mbyllin sezonin mbi Arsenalin

Tottenham Hotspur ka arritur të marrë një barazim shumë të vlefshëm në udhëtim te Manchester United të dielën pasdite.

Me këtë pikë të fituar, Spurs kanë ruajtur pozitën e pestë me 40 sosh, pesë më pak se lideri Liverpool që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Megjithatë legjenda angleze, Gary Neville ka thënë se Spurs mund ta mbyllin mbi Arsenalin këtë edicion në elitën e futbollit anglez.

“Nëse Tottenhami i mban lojtarët në formë, ata janë të sigurt për të përfunduar në top katërshe dhe mendoj se mund të shkojnë në vendin e dytë dhe të tretë”.

Lexo po ashtu Gary Neville tregon kohën se kur Manchester United do ta shkarkoj Erik Ten Hagun

“Me ata lojtarë të rikthyer, dhe nëse mund t’i kalojnë këto javët e ardhshme, me të vërtetë mendoj se ata mund të jenë më të mirë se Arsenali dhe Liverpooli këtë sezon.

“Mund të përfundojë si një barazim i mirë në Kupën FA kundër Manchester Cityt. Dilni nga kjo dhe përqendrohuni plotësisht në ligë. Por ata duhet të fitojnë një trofe”.

“Nëse Spurs fiton një trofe, është e shkëlqyeshme, por ne e dimë në të kaluarën kur skuadrat kanë pasur një sezon vërtet shpërthyes, ato zakonisht nuk janë në Evropë apo gara”.

Lexo po ashtu Spektakël dhe katër gola, Manchester United dhe Tottenham ndahen në paqe

“Për Ange Postecoglou që të arrijë në vendin e dytë ose të tretë, gjë që ata mund ta bëjnë nëse do të kenë një ecuri të pastër në të, do të ishte diçka e veçantë”, deklaroi Neville.

Spurs tani janë në vendin e pestë në tabelën e Ligës Premier, me pikë të njëjta me Gunners të vendit të katërt, megjithëse skuadra e Mikel Artetës ka një ndeshje më pak. /Telegrafi/