Telegrafi

Neveritëse, kuzhinierët në Wuhan përgatisin ushqimin duke e shkelur me çizme

Videoja mjaft neveritëse shihet vjen nga Wuhan.

Kuzhinierët e një restoranti në Universitetin e Wuhan të Kinës janë parë duke përgatitur ushqim në mënyrë mjaft neveritëse, transmeton Telegrafi.

Video që po qarkullon në internet ka irrituar shumë ata që e kanë parë këtë video, shkruan NYPost.

Njëri nga punëtorët shihet duke e mbledhur mishin nga dyshemeja, kurse tjetri shihet duke shkelur me këmbë mbi sallatën që po e përgatiste.

Kjo video vjen nga vendi ku mendohet se pandemia vdekjeprurëse besohet të ketë filluar. /Telegrafi/