Telegrafi

Neven Plantak largohet nga Trepça

Pas disfatës së Trepçës nga Sigal Prishtina, zyrtarët e Trepçës falënderuan strategun kroat, për punën e tij të palodhshme dhe kontributin e madh të tij, pasi i ndihmoi skuadrës mitrovicase ta fitojë Kupën e Republikës së Kosovë dhe titullin e Kampionit të Kosovës.

Flitet se Plantak menjëherë do të nënshkruajë me një skuadër kroate por ende nuk është e sigurt, ndërsa Trepçën në tri ndeshjet e mbetura të kampionatit vjeshtor, pritet ta menaxhojnë Izet Tahiri me ndihmën e Besim Brahës. /Telegrafi/