Pandemia e COVID-19 ka ndikuar edhe në shëndetin mendor të qytetarëve të Kosovës. Kjo vjen si rezultat i rritjes së rasteve të cilët janë duke u trajtuar për shërim të shëndetit mendor në vend.
Sami Rexhepi, drejtor dhe neuropsikiatër në Qendrën e Shëndetit Mendor në Prishtinë, ka ‘ngritur alarmin’ se problemi më i madh për qytetarët do të shfaqet atëherë kur të përfundojë pandemia.
“Tash e një vit qytetarët e Kosovës janë duke funksionu nën një saç të madh, i cili është i nxehtë e me plot prush, dhe ne jemi duke funksionu me këtë periudhë psikologjike shumë të egër. Kemi me harru pandeminë kur të fillojmë me u marrë më pasojat e problemeve të shëndetit mendor prej kësaj pandemie”, ka theksuar ai në “Kallxo Pernime” .
Ai thotë se vetëvrasjet në Kosovë vazhdimisht kanë qenë në rritje.
“Vetëvrasja gjithë kohën ka qenë në rritje në Kosovë. Nuk është se s’kanë pare as pse kanë pare, por arsyeja kryesore është në popullatën tonë janë krijuar pritje shumë të mëdhaja dhe kur krijohen pritje të mëdha atëherë dëshpërimi dhe zhgënjimi është shumë i madh”, tregoi ai.