Telegrafi

Neuralink pritet të nisë këtë vit testimin tek njerëzit, sipas Elon Musk-ut

Elon Musk thotë se startupi për çipat e trurit Neuralink pritet të fillojë testin e parë tek njeriu këtë vit, tha ai të premten në Francë.

Komentet i bëri gjatë eventit VivaTech në Parisë, transmeton Telegrafi.

“Duket se rasti i parë do të jetë më vonë këtë vit”, tha Musk.

Muajin e kaluar, Neuralink tha se ka marrë lejen nga Administrata amerikane e Ushqimit dhe e Barnave (FDA) për testimin e parë klinik tek njerëzit, një moment historik kritik për startup-in pasi përballet me hetime amerikane mbi trajtimin e eksperimenteve me kafshë.

Ndryshe, Musk në këtë panair gjithashtu ka folur edhe për kompaninë e tij të automjeteve Tesla, ku tha se kompania është afër të arrijë funksionalitetin e automjeteve plotësisht autonome. /Telegrafi/