Pajisja kompjuterike e trurit e Neuralink Corp. është implantuar në një pacient të tretë.
Dhe kompania ka plane për rreth 20 deri në 30 implante të tjera në vitin 2025, tha themeluesi Elon Musk, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
“Tani kemi tre njerëz me Neuralinks të implantuar dhe të gjithë po punojnë mirë”, tha Musk gjatë një ngjarjeje në Las Vegas këtë javë që u transmetua në X, shërbimi i tij i mediave sociale.
Neuralink është një nga një grup në rritje startup-esh që zhvillojnë implante truri që mund të ndihmojnë në trajtimin e kushteve të tilla si paraliza dhe ALS.
Ato janë procedura eksperimentale që zakonisht kërkojnë hapjen e kafkës për të vendosur elektroda në indin e trurit.
Një vit më parë, Neuralink tha se kishte implantuar pajisjen e saj në pacientin e saj fillestar, Noland Arbaugh. /Telegrafi/