Telegrafi

Neuer tallet me Ozilin, por ky i fundit ia kthen në mënyrë epike (Foto)

Ndeshja më e madhe në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve padyshim që do të jetë mes Arsenalit dhe Bayern Munichut.

Dy skuadrat janë përballur shpesh herë në vitet e fundit, ku gjermanët kanë qenë dominues.

Ka qenë portieri gjerman i Bayernit, Manuel Neuer që e ka ngacmuar fillimisht shokun e Kombëtares, Mesut Ozil i cili luan tek Arsenal.

Neuer postoi një foto duke pritur penalltinë ndaj Ozilit dhe ka shkruar: “Takim i mirë mik”.

Por nuk vonoi edhe përgjigja e yllit të Arsenalit i cili gjithashtu postoi një foto me Neuerin, por kësaj radhe duke e mposhtur atë.

“Kjo është historia e vërtetë vëlla”, shkroi Ozil duke bërë që postimet e këtyre dyve të komentohen shumë nga tifozët e Arsenalit dhe Bayernit.

Kujtojmë se Ozil dhe Neuer janë dy miq të ngushtë dhe miqësia e tyre ka filluar që nga koha kur ishin të dy pjesë e Schalke 04. /Telegrafi/