Telegrafi

Neuer sqaron situatën me Ter Stegenin te kombëtarja e Gjermanisë

Manuel Neuer ka thënë se ai nuk ka asnjë problem me portierin e Barcelonës, Marc-andre ter Stegen.

Në mediat gjermane kishin filluar raportime se dy gardianët gjermanë nuk flasin mes vete, shkaku që të dy e duan vendin e startuesit te kombëtarja.

Por, portieri i Bayern Munichut ka thënë se ajo gjë nuk qëndron dhe se ata stërviten kur janë së bashku te ‘Die Manschaft”.

“Në parim, shumë më tepër u bë prej asaj. Asnjëherë nuk kam pasur problem me Marcin”, ka thënë ai në një intervistë për Kicker.

Lexo po ashtu Hoeness kërcënon Gjermaninë: Nuk ua lejojmë lojtarët nëse Ter Stegen bëhet numër 1 i kombëtares

“Ne stërvitemi për ekipin kombëtar, por ne nuk ofendojmë njëri-tjetrin kur ai luan me Barcelonën ose unë luaj me Bayern, dhe i dëshirojmë vetes fatin më të mirë”.

Te Bavarezët kishin deklaruar se nëse Neuer nuk është startues te kombëtarja, atëherë do t’i ndalonin të gjithë lojtarët e tyre që janë reprezentues te Gjermania të merrnin pjesë. /Telegrafi/