Portieri dhe kapiteni i Bayern Munich, Manuel Neuer, e ka vlerësuar barazimin e marr në ndeshjen me Liverpoolin që u mbyll 0-0.
Neuer e lavdëroi paraqitjen e Javi Martinezit.
“E dinim që do të ishte një ndeshje e vështirë pasi Liverpooli është një ekip me kualitet dhe ka lojtari shumë të shpejtë në sulm”.
“Megjithatë jemi mbrojtur mirë dhe ishim kompakt deri në fund. Donim të merrnim një rezultat të mirë këtu, por mëkat që nuk i shfrytëzuam mundësitë që na u dhanë”.
“Martinez? E vërtetoi edhe sot që është një bishë e vërtetë”.
“Rezultati për ndeshjen e kthimit nuk është i keq, por mund të kishte qenë edhe më mirë. Çdo gjë është e hapur për ndeshjen e kthimit”, ka thënë Neuer.
Ndeshja kthyese zhvillohet me 13 mars në Alianz Arena. /Telegrafi/