Telegrafi

Neuer iu përgjigjet fyerjeve të tifozëve të Schalkes

Tifozët e Schalkes vazhdojnë ende ta fyejnë portierin e Kombëtares gjermane Manuel Neuer.

Neuer e filloi karrierën e tij tek Schalke 04, mirëpo pesë vite më parë iu bashkua Bayernit për një shumë prej 30 milionë euro.

Por tifozët nuk ia kanë falur këtë tradhti Neuerit dhe në cdo ndeshje ata në kor e fyejnë atë.

Neuer ka folur për ‘Kicker’, duke iu përgjigjur tifozëve të ish-skuadrës së tij.

“Nuk arrij t’i kuptoj tifozët e Schalkes përse në çdo ndeshje vazhdojnë të ofendojnë ‘Neuer bir k….’. Ata duhet ta dinë se mundësia për të luajtur tek Bayerni nuk të jepet çdo ditë”.

“Jam i bindur se kam bërë zgjedhjen e duhur, sepse tek Bajerni jam bërë një portier më i mirë”, deklaroi Neuer.

Gjithashtu portieri gjerman ka lavdëruar edhe Dortmundit për shpirtin luftarak në këtë edicion në Bundesliga. /Telegrafi/