Portieri gjerman, Manuel Neuer është ftuar për herë të parë në skuadër për një ndeshje, që nga shtatori i vitit të kaluar kur u lëndua në këmbë.
Manuel Neuer është përfshirë në skuadrën e Bayern Munchen për finalen e DFB-Pokal kundër Eintracht Frankfurt të shtunën.
Reprezentuesi i Gjermanisë është rikuperuar mjaftueshëm nga operacioni i këmbës për t’u ftuar në grupin që udhëton për në Berlin, edhe pse ka pas gjasa që të fillojë ndeshjen.
He's going to Berlin! 😄
For the first time since September 2017, @Manuel_Neuer is in an #FCBayern matchday squad. #MiaSanMia #FCBSGE #Berlin2018 pic.twitter.com/mz2kHg2wkg
— FC Bayern Munich (@FCBayernEN) May 18, 2018
Kjo është hera e parë që Neuer do të jetë në një skuadër të ndeshjeve që nga fitorja 4-0 në Bundesliga ndaj Mainzit më 16 shtator të vitit të kaluar.
Ftesën e tij e ka zyrtarizuar edhe trajneri, Jupp Heynckes, i cili ka thënë se Neuer ka kaluar lëndimin dhe është në gjendje të mirë.
🗣 #Jupp on @Manuel_Neuer: "Manu has absolutely no pain. He is in fantastic physical shape and will be an option tomorrow. But he won't start." #FCBSGE pic.twitter.com/KF8inJmLJN
— FC Bayern Munich (@FCBayernEN) May 18, 2018
“Manu nuk ka fare dhimbje. Ai është në gjendje fantastike fizike dhe do të jetë një opsion nesër”.
“Por, ai nuk do të fillojë si titullar”, ka thënë Heynckes.
Ndryshe, Neuer është përfshirë edhe në skuadrën e Gjermanisë për Kupën e Botës, që do të mbahet në Rusi. /Telegrafi/