Manuel Neuer realizoi një nga pritjet më të mëdha në historinë e futbollit gjatë përballjes kundër Italisë të martën mbrëma në kuadër të Ligës së Kombeve, duke sfiduar logjikën me pritjen e tij në vijën e fundit të portës.
Gjermania mundi fituesin e Euro 2020 me rezultat 5-2 në Borussia Park. Joshua Kimmich hapi rezultatin për mikpritësit, përpara se Ilkay Gundogan dhe Thomas Muller të shënonin golat e radhës.
Timo Werner i Chelsea e përmbylli serinë e golave të Gjermanisë me dy shënime të shpejta për të rritur dërguar rezultatin në 5-0, përpara se Italia të zvogëlonte diferencën me golat e Wilfried Gnito dhe Alessandro Bastoni.
Por, duke u larguar nga loja, të gjithë po flisnin për pritjen e çmendur të kapitenit të Bayern Munichut, Manuel Neuer.
Numri 1 i Gjermanisë bëri pritjen më të pabesueshme kohëve të fundit, për të mohuar atë që dukej si një gol ngushëllues për mesfushorin Nico Barella kur rezultati ishte ende 3-0.
We don‘t deserve Manuel Neuer pic.twitter.com/xNh6iUttgE
— Deniz (@MusialaEra) June 14, 2022
Neuer ishte ‘jashtë loje’ nga devijimi i topit, por më pas në një farë mënyre u rikthye në vijën e portës dhe e priti topin në mënyrë të shpjegueshme.
Reflekset ishin thjesht fenomenale nga Neuer, i cili ka një dy dekada që gjendet në nivelet më të larta të futbollit dhe formën e tij e tregon edhe në moshën 36-vjeçare. /Telegrafi/
Don’t have words for this save. Manuel Neuer is 36 and is showing no signs of slowing or stopping. pic.twitter.com/BRyskraOi4
— Supro (@RaumDeuterFCB) June 14, 2022
Omg what a save! Manuel THE WALL Neuer @Manuel_Neuer #GerIta #UEFANationsLeague pic.twitter.com/EMckWmr8TR
— Tania Sacca??❤️??? (@t_sacca) June 14, 2022
Historic save from Manuel Neuer ❤️?
— SHA3WAZA (@SHA3WAZA_2) June 14, 2022