Site icon Telegrafi

Neue Zürcher Zeitung: Maqedonia, fëmija më problematik në Ballkan

Gazeta zvicerane ‘Neue Zürcher Zeitung’ (NZZ) i ka analizuar raportet e përparimit të Komisionit Evropain (KE) për vendet e Ballkanit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas kësaj gazete, Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia i marrin dëftesat në shtator, kur edhe fillojnë të reshurat e shiut, por që këtë vit, kjo dëftesë quhet vetëm ”Raport”, por jo edhe ”Raporti i përparimit”.

Kjo, sipas NZZ, ndodhë për shkak se përpos përparimit në disa segmente, këto vende kanë ngecur, madje lëvizin mbrapsht. Më tej, kjo gazetë thotë se elitat politike janë të gatshme që t’i shtyjnë reformat, deri në pozitën që nuk e kërcënojnë forcën e tyre. Kjo vlen posaçërisht për Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë.

NZZ-ja konsideron se Maqedonia, që dikur ishte e para në këtë drejtim, sot është fëmija më problematik, ndërkaq partitë në pushtet i kanë rrobëruar institucionet e Maqedonisë./Telegrafi/

Exit mobile version