Në një komunikatë të dërguar nga Qeveria e Kosovës thuhet se “Qeveria e Republikës së Kosovës me dhimbje e mori lajmin për vdekjen e humanistit gjerman, Rupert Neudeck”.
“Rupert Neudeck, do të mbahet mend dhe do të përkujtohet gjithmonë nga institucionet dhe qytetarët e Kosovës për kontributin dhe ndihmën e madhe në ndërtimin e shtëpive dhe krijimin e kushteve për kthimin e njerëzve në vendbanimet e tyre, pas luftës shkatërrimtare”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.
“Rupert Neudeck, ishte gazetarë, humanist dhe mik i madh i shtetit dhe i qytetarëve të Kosovës. Zoti e Bekoftë Humanistin Rupert Neudeck!”, përfundohet në komunikatën e Qeverisë së Kosovës. /Telegrafi/