Telegrafi

Netzer: Gundogan mund t’ia zë vendin Schweinit

 22-vjeçari luajti 90 minuta për Gjermaninë në fitoren 2-1 kundër Francës të mërkurën, duke asistuar për golin e Thomas Mullerit dhe dominuar mesfushën gjatë tërë ndeshjes. Kjo gjë nuk i ka ikur gjermanit Netzer, që e fitoi Kupën e Botës në vitin 1974.

”Gundogan ishte përgjegjësi për ritmin e lojës dhe u dallua kur vraponte me shpejtësi maksimale me top tek kundërshtarët”.

“Me aftësitë e tij dhe me përformancat e vazhdueshme, unë e shoh vendin e Schweinsteigerit në rrezik, përkundër kontributit të madh të tij për kombëtaren”, ka thënë Netzer për Bild./Telegrafi/