Përfaqësuesja e Izraelit, Netta Barzilai, e ka fituar edicionin e 63-të të Eurovisionit, ku triumfoi me këngën “Toy”.
Në Festivalin Evropian të Këngës që u zhvillua në Lisbonë të Portugalisë, ajo la prapa këngëtaren shqiptare, Eleni Foureira, e cila në garën evropiane të këngës përfaqësoi Qipron.
Në këtë mënyrë, u tregua edhe një herë se në Eurovision mbështeten personat që janë ndryshe nga të tjerët.
Në një intervistë për BBC News, Netta ka thënë se ka kuptuar se është ndryshe nga të tjerët për shkak të peshës së saj dhe se të qenit ndryshe nuk pranohet me lehtësi nga shoqëria.
Sidoqoftë, ajo arriti ta fitonte trofeun dhe në momentin e fitores i tha publikut: “Faleminderit që e zgjodhët të ndryshmen”.
Favoritë për ta fituar Eurovisionin, para Izraelit, ishin përmendur Qiproja, Franca, Irlanda dhe Italia – por në fund ndodhi ndryshe, pasi publiku kishte vendosur për Nettan.
Këngëtarja shqiptare fitoi në total 436 pikë (duke përfshirë edhe votat e jurisë edhe ato të publikut), derisa izraelitja mori në total 529 pikë.
The Winner of the 2018 #Eurovision Song Contest is ISRAEL! #ESC2018 #AllAboard pic.twitter.com/Myre7yh3YV
— Eurovision Song Contest (@Eurovision) May 12, 2018
25-vjeçarja ka thënë se nuk ka qenë në garë me Elenin, por në këtë festival e ka sfiduar vetveten dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë.
“Do të vazhdoj të konkurroj me veten derisa të vdes”, ka thënë ajo pas fitores. /Telegrafi/