Site icon Telegrafi

Netta Barzilai, si arriti deri te triumfi në Eurovision?

xxxxxxx representing xxxxxx is seen at Altice Arena on May 12, 2018 in Lisbon, Portugal.

Netta Barzilai të shtunën siguroi lavdinë e botës, të paktën për një kohë. Që kur kënga izraelite për Eurovision u publikua në YouTube, ajo u ngjit në maje të bastoreve dhe ishte favoritja kryesore për të fituar.

Megjithatë, rruga e saj drejt yllit ishte shumë e vështirë. Përveç pranimit se ka mangësi, të cilat i ka shfrytëzuar si është më së miri, 25-vjeçarja para se të bëhet e famshme kishte bërë punë të zakonshme për të fituar ‘bukën e gojës’.

Një kohë ishte ‘dado’ në çerdhe ndërsa kaloi disa vjet duke punuar edhe si banakiere në një kafene.

Dera i është hapur pasi u shfaq më talent shown izraelit “The Next Star”, ku doli fituese. Tashmë ishte e qartë për shumë njerëz se ishte një person i skenave, e cila ishte shumë e ndryshme nga të gjitha koleget.

Ajo që bëri të shtunën në Lisbonë ishte një performancë mirë e trajnuar, pasi që nuk ishte stili i saj i zakonshëm.

Izraelitja nuk del në skenë pa një audio-xhirim të DJ-ve ndërsa muzika e saj është shumë e njohur.

Në garën e muzikës këndoi veprat e Rihannës, Leonard Cohen, por edhe hitet si Gangnam Style dhe Barbie Girl. /Telegrafi/

 

Exit mobile version