Ronald Koeman ka konfirmuar raportimin e mediave se Neto e dëshiron largimin nga Barcelona në këtë afat kalimtar të janarit.
Sipas asaj që raporton Marca, të premten e kësaj jave skuadra katalunase ka refuzuar kërkesën për largim të portierit.
“Agjenti i tij ka dorëzuar kërkesën për largim , mirëpo ne i thamë jo”, ka zbuluar Koeman gjatë konferencës për media.
“Ai është një portieri shumë i rëndësishëm për ne dhe dua që t’i kemi të gjitha pozitat e mbuluara”.
Neto kishte luajtur vetëm kur Marc-Andre ter Stegen ishte i lënduar dhe tani me rikthimin e gjermanit ai po qëndron në bankën rezervë.
Duket se Neto duhet të pres deri në verë që të largohet nga Barcelona, derisa Arsenali thuhet se është i interesuar në shërbimet e tij. /Telegrafi/