Netflix tha të mërkurën se abonimi me reklama kishte arritur në 15 milionë përdorues aktivë në muaj.
Kjo vjen një vit pasi gjiganti i transmetimit lansoi një abonim më të lirë për të “ringjallur” rritjen e abonentëve dhe të ardhurat pas një ngadalësimi, transmeton Telegrafi.
Kompania kishte pesë milionë përdorues mujor të abonimit me reklama në muajin maj.
Një muaj pasi Netflix lansoi opsionin e abonimit me reklama vitin e kaluar, rivali i saj Disney+ gjithashtu bëri të njëjtën gjë në një përpjekje për të rritur fitimin në shërbimin e saj të transmetimit.
Shërbimet e tjera të transmetimit sikurse HBO Max, Paramount+ dhe Peacock gjithashtu ofrojnë versione me reklama. /Telegrafi/