Site icon Telegrafi

‘Netflix’ rrit çmimet përsëri

Netflix po rrit edhe një herë çmimet e abonimit.

Firma njoftoi të martën se po rrit tarifat për abonentët amerikanë, nga 13 deri në 18 për qind, varësisht nga platforma që klienti zgjedh.

Plani standard – Paketa më e popullarizuar e Netflix tani do të kushtojë 12.99 dollarë, ndërkohë që deri tani ishte 10.99 dollarë.

Ka pak më shumë se një vit që Netflix ka njoftuar për rritjen e çmimeve, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Rritjet më të fundit të tarifave vijnë pasi firma shpenzon shumë në përmbajtjen origjinale dhe zgjeron arritjen e saj në nivel ndërkombëtar.

Përveç rritjes së çmimit në planin e saj standard, Netflix ka bllokuar planin e nivelit të lartë dhe paketën më themelore.

Plani i filmave me nivel të lartë, që lejon transmetimin në katër ekrane në definicion të lartë, do të rritet në 15.99 dollarë në muaj nga 13.99 sa ishte deri tani, ndërsa pagesa për planin e saj bazë do të rritet në 8.99 dollarë nga 7.99 sa ishte më parë.

Rritjet e çmimeve do të zbatohen për të gjithë anëtarët ekzistues gjatë muajve të ardhshëm dhe për të gjithë anëtarët e rinj menjëherë, tha Netflix në një deklaratë.

Kjo është hera e parë që nga tetori i vitit 2017 që Netflix ka ngritur çmimet për abonentët e saj në ShBA. /Telegrafi/

Exit mobile version