Site icon Telegrafi

Netflix planifikon të shtojë reklama në platformë për ata që duan të paguajnë më pak

Netflix ka shpalosur planet për të prezantuar reklamat si një mënyrë për të vënë në dispozicion një plan abonimi më të lirë për shikuesit.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, gjatë një telefonate për fitimet tremujore me investitorët, CEO i Netflix, Reed Hastings, shpjegoi se ndërtimi i reklamave në shërbim do t’u jepte konsumatorëve ‘zgjedhje’.

Hastings tha se ai tradicionalisht kishte qenë “kundër kompleksitetit të reklamimit dhe një adhurues i madh i thjeshtësisë së abonimit”.

“Por, sado që jam adhurues i kësaj, unë jam një adhurues më i madh për zgjedhjen që bën konsumatori”, shtoi ai.

“Dhe duket lejuar konsumatorët që dëshirojnë të paguajnë më pak dhe janë tolerantë ndaj reklamave, të marrin atë që duan, ka shumë kuptim”. /Telegrafi/

Exit mobile version