Site icon Telegrafi

Netflix planifikon të lansojë studion e vet të video-lojërave

Netflix po krijon studion e vet të video-lojërave, derisa intensifikon përpjekjet e tij për t’u vendosur në industrinë e lojërave.

Me qendër në Helsinki, Finlandë, studioja do të drejtohet nga ish-ekzekutivi i Zynga dhe Electronic Arts, Marko Lastikka, transmeton Telegrafi.

Netflix ka blerë më parë kompani të vogla lojrash, sikurse zhvilluesin e Oxenfree, Night School Studio.

Por gjiganti i transmetimit tani po shkon më tej dhe po krijon një studio nga e para.

Lastikka është një figurë e njohur në lojëra, pasi ka bashkë-themeluar studion Zynga – gjithashtu në Helsinki – e cila ka punuar në FarmVille 3 nën udhëheqjen e tij.

Amir Rahimi, zëvendës-president i Game Studios të Netlix, njoftoi “vizionin për të ndërtuar një studio lojrash të klasit botëror” në një postim në blog. /Telegrafi/

Exit mobile version