Shfrytëzuesit e Netflixit janë të zhgënjyer me platformën filmike për shkak se shërbimi popullor ka ndryshuar fundin e filmit “The Notebook”. Për shumë njerëz nuk është e qartë se për çfarë bëhet fjalë.
Domethënë, historia romantike që shoqëron Noan dhe Elian që bie në dashuri në të dyzetat e shekullit të kaluar, por që fundin e ka të dhimbshëm. Megjithatë, Netflix këtë pjesë e hequr nga shfaqja e filmit.
Në versionin origjinal të dramës së dashurisë, Noa dhe Eli i zë gjumi të përqafuar në shtrat ndërsa Elia dhe më pas ndërron jetë.
Sidoqoftë, në fund të filmit në versionin Netflix askush nuk vdes dhe skena e thyerjes së zemrës zëvendësohet nga kuadri i zogjve që fluturojnë mbi liqen.
Edhe pse shumë tifozë shprehën mosmiratimin e tyre përmes rrjeteve sociale, Netflix nuk ka dalë me një shpjegim se pse fundi i filmit ishte ndryshuar.
Personazhet kryesore të kësaj drame interpretohen nga Rachel McCadams dhe Ryan Gosling.
Ndryshe, filmi u xhirua 15 vjet më parë, por ende sot është një nga dramat më të mira dashurie. /Telegrafi/