Site icon Telegrafi

Netanyahu ulet në karrigen e kryeministrit, momenti kur dikush i thotë “se nuk e ka më vendin aty”

Pas votimit për zgjedhjen e qeverisë së re, Benjamin Netanyahu vendosi të ulej përsëri, por me gjasë “kishte harruar” se nuk e ka më vendin aty.

Dhe kjo zgjati shumë pak, pasi dikush ia rikujtoi se ai do të duhej të lëshonte ulësen e kryeministrit dhe të ulej në ulëset e opozitës, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, roli 12-vjeçar i Benjamin Netanyahu si kryeministër i Izraelit përfundoi të dielën me parlamentin që miratoi një “qeveri të re ndryshimi” të udhëhequr nga nacionalisti Naftali Bennett.

Sidoqoftë, duke shkuar në opozitë, Netanyahu, 71, politikani më dominues izraelit i brezit të tij, u zotua se së shpejti do të kthehej në pushtet.

Lideri me shërbimin më të gjatë të Izraelit, Netanyahu ishte kryeministër që nga viti 2009, pas një mandati të parë nga 1996 në 1999.

Por ai u dobësua nga dështimi i tij i përsëritur për të arritur fitoren në sondazhet që nga viti 2019 dhe nga një gjyq korrupsioni në vazhdim, në të cilin ai ka mohuar ndonjë keqbërje.

Sipas një marrëveshjeje koalicioni, Naftali Bennett do të zëvendësohet si kryeministër nga Yair Lapid, 57, në vitin 2023. /Telegrafi/

Exit mobile version