Site icon Telegrafi

Netanyahu premton fluturime direkte midis Tel Avivit dhe Mekës

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu bëri disa premtime elektorale për palestinezët.

Ai në një intervistë për televizionin izraelit Channel 13, ka thënë se, do të ketë fluturime direkte midis Tel Avivit dhe Mekës.

“Nëse do të zgjidhem përsëri, unë do të vendos fluturime të drejtpërdrejta nga Tel Avivi në Mekë”, tha ai.

Kjo deklaratë e Netanyahut mund të interpretohet si një normalizim i mundshëm i marrëdhënieve midis Izraelit dhe Arabisë Saudite, nëse rizgjidhet si kryeministër i vendit.

Në një deklaratë bërë më 16 mars për televizionin Ynet, ai kishte thënë se katër vende të tjera do të normalizojnë marrëdhëniet e tyre me Izraelin.

Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit të SHBA-së Donald Trump, në një artikull që kishte shkruar për The Wall Street Journal dhe botuar në këtë gazetë më 15 mars, kishte shkruar se ishte e afërt arritja e një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve midis Izraelit dhe Arabisë Saudite, Katarit, Omanit dhe Mauritanisë.

Më 23 mars, izraelitët do të shkojnë në qendrat e votimit për zgjedhje të parakohshme, të 4-t që mbahen në vend brenda 2 vjetëve. /TRT/

Exit mobile version