Telegrafi

Netanyahu paralajmëroi Iranin – tregoi se në çfarë rrethanash konflikti aktual në Gaza do të ishte i fundit

Pasi deklaroi se Izraeli “po fiton”, Benjamin Netanyahu i është drejtuar me një mesazh Iranit.

Nuk ka vend në Iran ku “krahu i gjatë” i Izraelit nuk mund ta arrijë, ka thënë ai në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Udhëheqësi izraelit thotë se që kur Hamasi pushtoi Izraelin, vendi i tij ka luftuar në gjashtë fronte të tjera luftarake “të organizuara nga Irani”.

Këto përfshijnë Hezbollahun që sulmon Izraelin nga Libani, Houthi-t që sulmojnë nga Jemeni, milicitë shiite të Iranit që i synojnë ata nga Siria dhe Iraku, plus “terroristët palestinezë” në Bregun Perëndimor dhe Irani që sulmojnë Izraelin.

“Kam një mesazh për tiranët e Teheranit. Nëse na goditni ne, ne do t’ju godasim”, ka thënë më tej Netanyahu.

“Nuk ka vend në Iran që krahu i gjatë i Izraelit nuk mund ta arrijë. Dhe kjo është e vërtetë për të gjithë Lindjen e Mesme”.

Do të ishte “e paimagjinueshme” që Izraeli të lejojë Hamasin të mbetet pjesë e Gazës kur të përfundojë lufta, thotë Benjamin Netanyahu.

“Imagjinoni në një situatë të pasluftës në Luftën e Dytë Botërore, imagjinoni t’i lejoni nazistët e mundur në 1945 të rindërtojnë Gjermaninë”, citohet të ketë thënë më tej ai.

“Është e paimagjinueshme. Është qesharake. Nuk ka ndodhur atëherë, dhe nuk do të ndodhë tani”.

Kryeministri izraelit thotë se e vetmja mënyrë që ai mund të sigurojë se konflikti aktual do të jetë i fundit që do të luftohet në rajon është nëse Gaza “çmilitarizohet dhe deradikalizohet”. /Telegrafi/