Site icon Telegrafi

Netanyahu paralajmëron Hezbollahun se do të paguajë “një çmim të rëndë” për sulmin në Lartësitë Golan

Pas një sulmi me raketa në Lartësitë Golan nga i cili mbetën të vrarë 12 fëmijë, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se Hezbollahu “do të paguajë një çmim të rëndë për këtë sulm”.

“Ky çmim do të jetë i një lloji që nuk ka paguar deri më tani”, tha kryeministri izraelit në një telefonatë me udhëheqësin e komunitetit Druze, sipas një deklarate nga zyra e tij.

Ndërkohë, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Izraelit i cili ka goditur objektivat e Hezbollahut “thellë brenda territorit libanez” gjatë natës, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Bëhet e ditur se raketa që goditi Lartësitë Golan të pushtuara nga Izraeli ra në fshatin Druze, Majdal Shams.

Lexo po ashtu Libani sulmon me raketa një fushë futbolli në Izrael, të paktën 12 të vdekur

“Nuk ka dyshim se Hezbollahu i ka kaluar të gjitha vijat e kuqe këtu dhe përgjigja do ta pasqyrojë këtë”, tha Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz.

“Jemi pranë momentit në të cilin përballemi me një luftë gjithëpërfshirëse”, shtoi ai.

Ndryshe, Hezbollah tha se nuk kishte “absolutisht asnjë lidhje me incidentin dhe mohon kategorikisht të gjitha akuzat në këtë drejtim”. /Telegrafi/

Exit mobile version