Site icon Telegrafi

Netanyahu falënderon Trumpin dhe Bidenin për ndihmën e tyre me armëpushimin

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka folur veçmas me presidentin e sapozgjedhur të SHBA-së, Donald Trump dhe presidentin amerikan Joe Biden, për t’i falënderuar ata për ndihmën e tyre në sigurimin e një marrëveshjeje armëpushimi për lirimin e pengjeve, u tha nga zyra e tij.

Sipas një deklarate nga zyra e kryeministrit, Netanyahu falënderoi Trumpin për “ndihmën e tij në avancimin e lirimit të pengjeve dhe ndihmën e Izraelit për t’i dhënë fund vuajtjeve të dhjetëra pengjeve dhe familjeve të tyre”.

Netanyahu falënderoi gjithashtu presidentin e ardhshëm të SHBA-së për komentet e tij më herët sot se Gaza “kurrë më nuk do të bëhet një strehë e sigurt e terroristëve”.

Dyshja ranë dakord të takoheshin së shpejti në Uashington, transmeton Telegrafi.

Kryeministri foli gjithashtu me Biden dhe “e falënderoi gjithashtu për ndihmën e tij në avancimin e marrëveshjes së pengjeve”.

Njoftimi nga zyra e kryeministrit është konfirmimi i parë publik i Netanyahut se Izraeli ka pranuar një marrëveshje armëpushimi të ndërmjetësuar nga SHBA dhe Katari për lirimin e pengjeve, që pritet të hyjë në fuqi të dielën. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version