Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu në “Twitter” ka falënderuar disa shtete të cilat, siç thotë ai, mbështesin të drejtën e Izraelit për t’u vetëmbrojtur nga sulmet terroriste.
“Ju falënderoj që të vendosur qëndroni me shtetin e Izraelit dhe përkrahni të drejtën tonë për vetëmbrojtje nga sulmet terroriste”, shkroi Netanyahu.
Në mesin e shteteve që i përmend kryeministri i Izraelit ndodhen Maqedonia dhe Shqipëria, ndërkaq mungon flamuri i Kosovës.
Ndryshe, MPJ-ja e Maqedonisë gjatë ditës së djeshme u bëri thirrje shtetasve të saj që të shmangin udhëtimet për shkak të krizës që po ndodh atje./’Telegrafi/
??????????????????????????????????????????????????
Thank you for resolutely standing with ?? and supporting our right to self defense against terrorist attacks.— Benjamin Netanyahu (@netanyahu) May 15, 2021