Site icon Telegrafi

Netanyahu e publikoi listën e rrogës mujore në Twitter

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka publikuar në rrjetin Twitter listën e rrogës së tij për muajin shkurt, ku shihet shuma prej 48,815 shekelë, që është ekuivalent me 11,300 euro.

Por, në tërësi atij në konto nga rroga i mbesin vetëm 17,645 shekelë (afro 4,080 euro), për shkak të tatimeve dhe shpenzimeve për veturën e tij të blinduar, raporton agjencia AFP nga Jerusalemi.

Pos postit të kryeministrit, zoti Netanyahu e ushtron edhe atë të ministrit të jashtëm, të ekonomisë dhe të komunikimit.

Benjamin Netanyahu dhe bashkëshortja e tij Sara janë kritikuar nga mediat izraelite për mënyrën e tyre të jetës, megjithqë çifti disa herë i ka arsyetuar çmimet e dy rezidencave zyrtare të tij.

Politikanët e Izraelit nuk janë të detyruar t’i paraqesin raportet financiare, por Forbes Israel aktualisht, e ka vlerësuar pasurinë e zotit Netanyahu në më tepër se 10 milionë dollarë.

Exit mobile version