Site icon Telegrafi

Netanyahu: Duam paqe, por do të vazhdojmë të mbrohemi nga Irani

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka thënë sot se Izraeli kërkon paqen, por do të vazhdojë të mbrohet kundër Iranit.

Sot Izraeli ka kryer 12 sulme ajrore ndaj caqeve iraniane siriane në Siri, ku një aeroplan F-16 izraelit është rrëzuar.

Izraeli po ashtu ka njoftuar se Irani e ka shkelur sot hapësirën ajrore izraelite, për të cilën ka kërkuar që OKB ta dënojë Iranin.

Kurse pentagoni i ka dhënë mbështetje Izraelit në vetëmbrojte, duke pohuar se Izraeli është aleati kryesor i SHBA-ve në rajon dhe do ta mbështesin fuqishëm. /Telegrafi/

Exit mobile version