Site icon Telegrafi

Netanyahu dhe Putin diskutojnë për bashkëpunimin ushtarak

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka takuar në Moskë presidentin rus, Vladimir Putin, me të cilin ka biseduar për koordinimin midis ushtrive të tyre në Siri.

Netanyahu ka shprehur shqetësim se armë të sofistikuara nga Siria mund të përfundojnë në duart e grupit militant Hezbollah, i cili, sikurse Rusia, është aleat i afërt i Qeverisë siriane.

Netanyahu ka thënë se Izraeli druan për hapjen e një tjetër “fronti të terrorit” në Lartësitë Golan, nëse Hezbollahu siguron armë të tilla nga Siria.

Izraeli ka aneksuar Golanin nga Siria në vitin 1981, transmeton Rel.

Netanyahu, në fillim të takimit me Putinin, ka thënë se Golani është “vija e kuqe” dhe se duhet të mbetet pjesë e Izraelit.

Exit mobile version