Telegrafi

Netanyahu bllokon WC-në, “shoqërohet” nga 20 truproje për të shkuar aty! (Foto)

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ishte burim i shakave në Nju Jork, pasi ai ishte parë duke shkuar “i shoqëruar” nga 20 truproje të tij në banjë.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Netanyahu ishte jashtë për darkë me gruan e tij në një restorant “kur u bë i nevojshëm për të shkuar në banjë”.

Dhe siç thuhet, derisa u ngrit, stafi prej rreth 40 vetave “e prishën qetësinë e tyre”.

Sipas një dëshmitari, disa prej tyre shkuan në banjë me të.

“Njëri shikonte derën dhe të tjerët ishin rreshtuar për të formuar një barrikadë njerëzore, kështu që askush nuk mund të hyjë në banjë apo edhe të afrohej aty”.

Thuhet se agjentët janë pjesë e elitës së krahut Shin Bet të Agjencisë së Sigurimit izraelit.

Kryeministri izraelit është në Nju Jork për debatin vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Ai do të takohet edhe me kandidatët presidencialë Hillary Clinton dhe Donald Trump. /Telegrafi/