Zyra e kryeministri izraelit ka lëshuar një kumtesë lidhur me marrëveshjen e arritur për armëpushim mes Hamasit dhe Izraelit.
“Hamasi po tërhiqet nga mirëkuptimet e qarta, për të cilat është rënë dakord me ndërmjetësit dhe Izraelin në një përpjekje shantazhi të minutës së fundit”, thuhet në deklaratë, transmeton Telegrafi.
“Izraeli nuk do të caktojë një datë për një takim të kabinetit dhe qeverisë, derisa ndërmjetësit të njoftojnë se Hamasi ka miratuar të gjitha detajet e marrëveshjes”, u tha ndër tjera.
Në anën tjetër, një zyrtar i lartë i Hamasit është dukur se ka kundërshtuar pretendimet e bëra nga Benjamin Netanyahu, duke sugjeruar se grupi po refuzonte disa nga kushtet e marrëveshjes së armëpushimit.
Izzat el Reshiq tha se Hamasi është i përkushtuar ndaj marrëveshjes së armëpushimit, të shpallur nga ndërmjetësit në Katar mbrëmë. /Telegrafi/