Telegrafi

Nestorova përfaqëson Maqedoninë në forumin ndërministror MARRI në Beograd

Sot në Beograd ka filluar Forumi i Nismës Rajonale për Migrantët, Azilin dhe Refugjatët – MARRI. Maqedonia në këtë forum prezantohet nga Magdalena Nestorova, sekretare shtetërore në MPB, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në fjalimin e saj, Nestorova theksoi se Maqedonia, pa hamendje, do të vazhdojë me mbështetjen e aktiviteteve të MARRI, posaçërisht në pjesën e reformave të nismës.

U ra dakord që Maqedonia të udhëheqë me procesin e ristrukturimit të Qendrës rajonale në Shkup, me çka do të kontribuonte në forcimin e kapaciteteve të përgjithshme që i ka kjo qendër.

Nestrorova realizoi edhe takime dypalëshe me shtetet pjesëmarrëse të organizatave ndërkombëtare./Telegrafi/