Telegrafi

Nesta tregon formulën se si ndalet Haaland

Legjenda e Italisë, Alessandro Nesta beson se ai mund ta kishte ndalur yllin e Manchester Cityt, Erling Haaland.

Norvegjezi ka pasur një fillim mahnitës të sezonit me 19 gola në 12 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon.

Ai konsiderohet si qendërsulmuesi më i mirë në botë për momentin, por fituesi i Kupës së Botës të Italisë, Alessandro Nesta beson se ai mund ta kishte ndaluar sulmuesin e Pep Guardiolës.

“Unë mund ta kisha stopuar, po, sepse kam luajtur kundër brazilianit Ronaldo, Haaland është shumë i mirë, por tjetri ishte diçka ndryshe”, deklaroi ai për Copa 90.

“Kam luajtur kundër Messit, kundër Cristianos, por për mua Ronaldo brazilian ishte ndryshe”.

Pra, si do ta ndalonte sulmuesin e Manchester Cityt?

“Do të përpiqesha të qëndroja pranë tij. Kur ai përpiqet të vrapojë, ndoshta do e bllokoja atë. Nëse lini shumë hapësirë, je i vdekur”.

Nesta është një nga mbrojtësit më ikonë të Italisë. Ai jo vetëm që fitoi Kupën e Botës me Azzurrët në 2006, por gjithashtu fitoi Serie A dhe titullin e Superkupës së UEFA-s tre herë dhe dy herë Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/