Alessandro Nesta është një prej legjendave të shumta që ka luajtur te skuadra e madhe e Milanit.
Ish-mbrojtësi italian, Nesta ka veshur edhe fanellën edhe të ekipit tjetër, ku drejtor sportiv është Igli tare – Lazios.
Ai ka folur për të ardhmen duke thënë se do të pranonte me kënaqësi të ishte trajner i njërës apo tjetrës skuadër të lartcekur.
“I adhuroj të dyja skuadrat dhe sinqerisht do të doja të isha trajner i të dyja palëve. Në Miami kam kuptuar se më pëlqen të jem trajner dhe kjo është që dua të bëj në jetë. U largova nga Miami pas dy vjetësh, sepse dëshiroja sfida të reja. Për shembull, do të doja të fitoja titullin e dytë të divizionit”.
“Kam pasur oferta nga Belgjika, Franca dhe Turqia. Gjithashtu fola me Crotone, por ndoshta nuk jam gati për atë lloj situate, pasi ata kanë nevojë për të siguruar statusin e tyre të Serie A”.
“Unë do të jem në Itali në mars, gjithsesi dhe do ta vizitojë Atalantan e Gian Piero Gasperinit. Ky i fundit do të jetë frymëzim për mua si trajner, së bashku me Maurizio Sarrin dhe Antonio Conten”, tha Nesta.
Ky i fundit kujtojmë se ka luajtur për kuqezinjtë 224 ndeshje dhe ka shënuar shtatë gola ndërsa për lacialët ka pasur 193 paraqitje duke shënuar një gol.
Ndryshe, 41-vjeçari është pensionuar në vitin 2014 ndërsa deri në qershor të vitit të kaluar ka drejtuar skuadrën amerikane të Miami FC. /Telegrafi/