Telegrafi

Nesta: Presioni është te Juve

“Ndoshta rekrutimet e reja kanë shtuar presionin tek ata, sepse njerëzit presin më shumë, për shkak të të gjitha parave të shpenzuara”, ka thënë italiani për Sky Italia.

Nesta ka folur edhe për situatën e Rossonerëve, duke thënë se e filluan keq sezonin, mirëpo, sipas tij, rezultatet e fundit kanë dëshmuar kualitetin e Milanit.

Juventusi dhe Milani takohen të dielën mbrëma në Torino për të zhvilluar ndeshjen kryesore të javës së 19-të në Serie A. /Telegrafi/