Telegrafi

Nesta: Lëndimet i takojnë të kaluarës

“I kam bërë sesionet e para të stërvitjeve dhe ndjehem mirë. Mendoj dhe shpresoj që jam rikuperuar nga problemet e sezonit të kaluar”.

“Kam arritur që të kem vazhdimësi në punën time. Kam punuar shumë, ndërsa testi i vërtetë vjen tani kur do të udhëtojmë në SHBA dhe do të zhvillojmë shumë ndeshje njëra pas tjetrës”.

“Megjithatë, dhimbja ime është zhdukur dhe kam vetëbesim për këtë”, është shprehur Nesta për “Milan Channel”.