Telegrafi

Nesta kthehet në stërvitje

Nesta i ka munguar Milanit, pasi muajin e kaluar u ankua për dhimbje të muskulit që fillimisht u mendua se nuk është asgjë serioze, mirëpo më pas është dashur kohë që të rikuperohet.

Sido që të jetë, mbrojtësi italian të hënën është kthyer në stërvitje të plota me pjesën tjetër të skuadrës, ndërsa sipas faqes zyrtare të Rossonerëve, Nesta është rikuperuar plotësisht nga lëndimi dhe do të jetë në dispozicion të Leonardos.

Për dallim nga Nesta, Alexandre Pato dhe Gianluca Zambrotta kanë vazhduar stërvitjet individuale ndaras nga skuadra. /Telegrafi/