Telegrafi

Nesta i ngazëllyer pas dygolëshit të fitores

Italiani nuk kishte shënuar për dy vite, por shënoi të dy golat e fitores që ndihmuan Milanin të rikthehet nga disavantazhi 1-0 për të fituar në fund me rezultat 2-1 ndaj ekipit ku aktivizohet Erjon Bogdani.

“Është një natë e shkëlqyeshme dhe një gjë e re për mua, pasi kurrë nuk shënoj! Duhej të fitonim sonte për të kapur vendin e katërt, dhe gjithçka shkoi mirë”, ka qeshur veterani.

“Mendoj se jemi në rrugë të duhur tash dhe kemi fituar një varg të ndeshjeve të rëndësishme. Duhet të punojmë më shumë në fillim të ndeshjes, pasi gjithmonë pranojmë gola të hershëm dhe pastaj duhet të japim shumë energji për t’u rikthyer në lojë”, ka shtuar Nesta./Telegrafi/