Telegrafi

Nesta do të mungojë kundër Parmës

Nesta u largua nga ndeshja që në minutën e tetë, pasi që u ankua për dhimbje, ndërsa sipas njoftimeve të La Gazzetta Dello Sport, italiani do të mungojë në përballjen e radhës, të cilën Rossonerët e zhvillojnë në San Siro kundër Parmës.

Lëndimi nuk është aq serioz, mirëpo Nesta duhet të pushojë këtë fundjavë që të jetë i gatshëm për ndeshjen e mesjavës në kuadër të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit.

Lajm i mirë për Milanin është rikthimi i Gennaro Gattusos nga lëndimi, ndërsa vendin e Nestas pritet ta zë Kakhaber Kaladze. /Telegrafi/